Ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh në një lidhje për News24 se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si dhe sa do protestohet. Salianji u shpreh se revolta e qytetarëve është shumë e madhe, ndërsa theksoi se janë qytetarët ata që kanë përgatitur supriza gjatë protestës së sotme.
“Policia është seksion i PS-së, qytetarët e kanë kuptuar që tashmë ajo është shtojcë e PS. Për ne nuk do të thotë asgjë, respektojmë punonjësit e ndershëm e policisë po drejtuesit e saj kanë treguar se nuk kanë asnjë interes për ligjin.” U shpreh Salianji.