Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare nuk kanë asnjë antarë të punësuar, por e sigurojnë jetesën nga burime të tjera.

Statistikat tronditëse janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, në një vrojtim të posaçëm për gjendjen finançiare të familjeve në Shqipëri.

Sipas vrojtimit të BSH, vetëm 35 për qind e familjeve në Shqipëri kanë të ardhura nga puna. Nga këto 24 për qind kanë antarë të punësuar në sektorin privat, ndërsa 11 për qind të tjera kanë të punësuar në shtet.

Pjesa tjetër, pra 65 për qind e familjeve shqiptare nuk kanë asnjë anëtar të punësuar me pagë, por i sigurojnë të ardhurat nga burime të tjera. Këto burime janë vetëpunësimi, pensionet, asistença soçiale apo dërgesat e të afërmëve që kanë jashtë shtetit.

Shifrat

Sipas Institutit të Statistikave, Shqipëria numëron gjithsej rreth 750 mijë familje. Nga këto, vetëm 260 mijë familje kanë njerëz të punësuar në shtet ose pranë ndonjë biznesi privat. Pjesa e mbetur, pra 500 mijë familje shqiptare nuk kanë asnjë të ardhur nga puna dhe rrjedhimisht asnjë të punësuar me pagë.

Të dhënat e raportuara nga BSH tregojnë qartë se vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve janë në punë, ndërkohë që të tjerët varen nga buxheti i shtetit, ndihma soçiale apo dërgesat e parave nga të afërmit e tyre në emigrim.

Tronditës është fakti se sipas BSH, familjet që sigurojnë të ardhura nga puna janë thuajse të barabarta në numër me ato që mbahen nga pensionet e shtetit. Sipas BSH, rreth 30 për qind e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm nga pensioni që marrin në shtet, çka tregon strukturën e deformuar të ekonomisë shqiptare dhe varësinë e familjeve nga transfertat e buxhetit të shtetit.

Pas pensionit, burimi i tretë më i madh i të ardhurave për familjet është vetëpëunësimit. Sipas BSH, rreth 26 për qind e familjeve shqiptare deklarojnë se kanë të ardhura nga vetëpunësimi. Këto familje të mbetura të papuna, kanë hapur kryesisht biznese të vogla, me të çilat sigurojnë mbijetesën e tyre.

 

LEAVE A REPLY