Gjatë protestës së djeshme është dhunuar dhe arrestuar Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Pak çaste pas arrestimit ai dërgohet menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë si pasojë e dhunës së ushtruar kundrejt tij.
Menjëhere pas kësaj është nisur drejt spitalit Avokatja e Popullit Erinda Ballanca si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
Por policia kishte zënë derën e spitalit dhe nuk e lejoi këtë të fundit të futet brenda për të shikuar gjendjen e të dhunuarit.
Spahia: Kto skena janë të turpshme vetëm në një vend Diktatorial ndodhin.
Spahia: Kush janë eprorët, a mund ta di?
Policia: Nuk mundemi.
Spahia: Edhe me u fut në spital nuk lejohet?
Policia: Jo
Pas këtij debati policia me sa duket ka marrrë urdhër nga Dretjtoria dhe janë larguar nga spitali.
Menjëherë pas mbledhjes në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi të shikonte gjendjen e Dollapit në spital.