Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se kryeministri Edi Rama iu ka shpallë luftë qytetarëve shqiptarë. Ai hodhi akuza të forta, ndërsa tha se protesta e ditës së nesërme do të jetë një “luftë” përballë qeverisë, e cila sipas tij po dhunon në mënyrë barbare qytetarët e vet.
“Duhet denoncuar dhuna me urdhër politike ndaj qytetarëve dhe Sahit Dollapit. Ata iu sulën si qen Sahit Dollapit, por ai ka qenë në front të protestës për të mbrojtur edhe policinë, Ajo që është më e rëndës është fakti se vetë Edi Rama iu jep urdhër publikisht policisë të grushtojë qytetarëve. Unë iu bëj thirrje që kudo që ta shohin ta marrim zvarrë dhe ta hedhin në koshin e mbeturinave.
Ai i ka shpall luftë qytetarëve. Edi Rama nuk do ta shijojnë pensioni, dhe paratë do t’i harxhojë dyerve të gjykatës. Këtu nuk ka protesta, por revolt kombëtare. Jemi në gjejnë lufte, sepse kryeministri iu ka shpallur luftë qytetarëve. Ai duhet të kishte dhënë arsye. Dhunimi është i pafalshëm dhe ne nuk do t’ia falim lotët e nënave shqiptare. Nesër vazhdon lufta kundër atij që ka dhunuar qytetarët. Rama nuk do të këtë vrimë miu ku të futet”-tha Balliu.