Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh ku i bën thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në orën 18:30.
Asnjë hap pas, shkruan Basha, ndërsa ne mesazh thuhet se shpresa është ndezur.
“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standardet evropiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Evropa”, lexohet në videomesazhin e publikuar nga Basha.