Kryedemokrati Lulzim Basha po mban një fjalim para protestuesve para Kryeministrisë.
Basha: Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.
Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.
Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.