Paloka pas protestës: Beteja e shqiptarëve është për ekzistencë!

0
453

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas protestës së opozitës të mbajtur sot për tre orë edhe nën shi. Në një status në “Facebook”, Paloka shkruan se edhe me kërcënimet e bëra ndaj qytetarëve dhe pavarësisht shiut, protestuesit ishin sot më të shumtë e më të vendosur. Sipas Palokës, beteja e shqiptarëve është për ekzistencë.

STATUSI I PALOKËS
Nuk doni të shihni! Nuk doni të kuptoni…!!!
Në një ditë e pak orë dy protesta kombëtare.
Pas dhunës së policisë dhe kërcënimeve të bëra me gjuhën e Ramës, me gjuhën e Lleshit dhe një leshi me kërcënime e ndalime të qytetarëve gjatë gjithë ditës, pavarësisht shiut që nuk pushon, protestuesit sot ishin edhe më të shumtë edhe më të vendosur edhe më të revoltuar.Nuk doni të shihni! Nuk doni të kuptoni!
Më keq për ju!
Një hajdut, një i çmendur, i marrë vetë peng nga krimi po mban peng e po kërcënon të ardhmen e shqiptarëve vetëm sepse kërkon të mbajë me dhunë karrigen që e mori me dhunë e mashtrim në bashkëpunim me krimin.
Nuk doni të shihni!
Më keq për të gjithë! Për ne nuk ka kthim prapa! Beteja e shqiptarëve është për ekzistencë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here