Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama, bën me dije se sot do të çel fushatën për zgjedhjet lokale dhe se do të kërkojë dialog me opozitën. Këto, kreu i qeverisë do ti thotë në një konferencë me gazetarët.
Postimi
Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.