Thursday, March 20, 2025
Home Politikë Rama para gazetarëve: I kënaqur me kandidaturën që i japim Shkodrës dhe...

Rama para gazetarëve: I kënaqur me kandidaturën që i japim Shkodrës dhe Kukësit

0
509

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median pas regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të caktuara për tu mbajtur më 30 qershor.

Rama u shpreh i kënaqur me kandidaturen e Valdrin Pjetrit në Shkodër por dhe me kandidaturën në Kukës, dy bashki historikisht që janë marrë nga e djathta.

“Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë edhe timin pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme që i përket atij komuniteti. Gjenerata e re e një familjeje me rrënjë të thella në Shkodër dhe traditë familjare të respektueshme” 

 

Konferenca
Si një ditë pas protestës së 11 majit, kryeministri Edi Rama njofton një tjetër bashkëbisedim me gazetarët në sallën e Hartave në Kryeministri.

Bashkëbisedimi do të nisë në orën 13:00 dhe vjen një ditë pas marshimit protestë që opozita ndërmori pasditen e 13 majit nëpër Tiranë, duke u ndalur fillimisht tek kryeministria, më pas tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, më pas Parlamenti, ministria e Brendshme dhe në fund drejtoria e policisë e Tiranës.

Marshimi protestë i djeshëm nuk u shënua me incidente të rënda të ngjashme me ato të 11 majit por pati sërish, edhe pse të pakta, hedhje të shashkave dhe ndonjë bombe molotov drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbaheshin të arrestuarit e protestës së 11 majit.

Një orë para protestës selitë diplomatike përfshi dhe ambasadën amerikane përcollën një mesazh për të ndalur dhunën dhe i bënë thirje liderëve kryesorë të opozitës të mbajnë përgjegjësi ndërsa apeluan policinë të tregojë vetëpërmbajtje

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të 12 majit deklaroi se qeveria nuk rrëzohet as me 7 orë as 7 mijë orë bomba molotov dhe kapsolla. Ai ftoi liderin demokrat të dialogojë ndërsa vlerësoi dhe rolin e policisë në menaxhimin e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here