Reagon presidenti i PPE: Palët të përfshihen në dialog të ndershëm politik

0
453

Pas protestave të opozitës në Shqipëri vjen edhe reagimi i presidentit të Partive Popullore Europiane, PPE, Joseph Daul.

Në një postim në Twitter, Daul shkruan se dënojnë ashpër përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.

Daul apelon që, palët politike në Shqipëri të adresojnë shqetësimet e shkaqet bazë të krizës, zbutjes, retorikës dhe jo dhunë.

Joseph Daul ka kritikuar shpesh qeverinë Rama për korrupsion e krim të organizuar

“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë nga çdo dhunë”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here