Plakja e popullsisë shqiptare ka përshpejtuar trendin.Të dhënat e INSTAT konstatojnë se në krahasim me një vit më parë  ka pasur një rënie me 10,1% të numrit të lindjeve. Ndërkohë që drejtoresha e INSTAT gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë pranoi se kjo është një sfidë që do vijojë edhe në 30 vitet e ardhshme. Qytetet që kanë rënie më të madhe të lindjeve janë Gjirokastra  dhe Shkodra.

Popullsia shqiptare vijon të pësojë një rënie drastike.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të këtij viti numri i lindjeve ka rënë me 10,1%, krahasuar kjo me një vit më parë.

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2019, ndërsa rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës me 19,4 %.

Kryeqyteti vijon që të ketë numrin më të lartë të lindjeve e lidhur me faktin se ka numrin më të lartë të popullsisë por përsëri nëse e krahasojmë me një vit më parë edhe në Tiranë lindjet kanë shënuar rënie me 9,4 %.

Ulja e lindëshmërisë dhe emigrimi janë cilësuar si një problematikë që do vijojë në vitet në vijim edhe nga drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave,

Rënia e lindshmërisë në vend është një problematike e cila po njeh thellim vitet e fundit për shkak të planifikimit më të mirë familjar, kushteve ekonomike dhe sociale por edhe për shak të emigrimit të shqiptarëve.

LEAVE A REPLY