Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë e mbi 150 mijë euro cash.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portit të Barit. Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit. Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash ishin në bankonota në prerje 20 e 50 euro.

Du shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.

LEAVE A REPLY