Dhuna,Shqipëria mban rekord – Raporti i OSBE, shifra tronditëse

0
546

Një studim i OSBE-së, i kryer në formën e një ankete nxjerr në pah të dhëna tronditëse sa i përket qasjes së shqiptarëve ndaj dhunës.

Studimi është kryer për mirëqenien e gruas dhe tregon se Shqipëria mban rekorde të njëpasnjëshme, si në drejtim të dhunës në vetvete ndaj gruas, ashtu edhe në drejtim të perceptimit të dhunës, apo edhe në drejtim të tolerimit të saj. Studimi është kryer për 8 vende të Europës jug-lindore dhe tregon se në indikatorë të ndryshëm Shqipëria mban rekorde. Njëri ndër ta është ai që i referohet dhunës në vetvete, pasi në Shqipëri 31% e grave dhe vajzave, pra thuajse 1/3, deklaron se ka pësuar dhunë, në çfarëdo nga format e saj, nga partneri, në 12 muajt e fundit.

Kjo është norma më e lartë mes 8 vendeve të analizuara, dhe ku përfshihen të gjitha vendet e rajonit, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë. Kur bëhet fjalë për perceptimin e njerëzve, situata duket dramatike, pasi 88% e shqiptarëve janë të mendimit se, dhuna ndaj grave dhe vajzave, si nga partnerët, të afërmit apo të panjohurit, është diçka mjaft e shpeshtë në vendin tonë. Kjo pa diskutim që është norma më e lartë mes vendeve të analizuara.

Ndër të tjera, 22% e grave dhe vajzave të anketuara deklarojnë se, kanë pësuar apo pësojnë dhunë ekonomike nga partneri i tyre. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të analizuara. Gjysma ndërkohë, deklarojnë se partneri i tyre shfaq sjellje kontrolluese. Një tjetër e dhënë alarmante, është ajo që tregon se, thuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, dhe se duhet zgjidhur privatisht. Vendi ynë mban rekord të padiskutueshëm edhe në drejtim të përndjekjes, me 13% të grave dhe vajzave që e kanë vuajtur apo e vuajnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here