Friday, April 19, 2024
Home Politikë Hahn shpreson të ketë vendim para verës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e...

Hahn shpreson të ketë vendim para verës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
409

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn tha se raporti i Komisionit Europian del për dy javë dhe patjetër që do të ketë një rekomandim pozitiv.

Ai thekson se Maqedonisë së Veriu i duhet njohur përparimi në raport me përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Shqipërisë po ashtu reforma në gjyqësor.

Hahn: Ka disa diskutime, por unë jam i përqëndruar për të siguruar një vendim para verës sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë. Ne do ta paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht, ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por unë mendoj, sidomos kur është fjala për Maqedoninë  e Veriut, se duhet të pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Gjithashtu, reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra në këtë drejtim mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here