Mehmetaj: A ka turp më të madh se arrestimi i një vajze në mesnatë për parrullat

0
447

Ana Azizaj

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për shoqërimin në polici të Ana Azizaj, studentes që dyshohet se ka bërë parrullën kundër aambasadorit të OSBE.

Postimi i plotë i Mehmetaj në Facebook:

Skandal!

Me urdhër politik, pa asnjë arsye, pa kryer asnjë krim, shoqërohet një vajzë e re në komisariat. Shoqërohet sepse ajo mendon lirisht, shprehet lirisht dhe kërkon lirisht të drejtat e saj. Shoqërohet pse ajo është trime e kurajoze përballë pushtetit kriminal që është vendosur në krye të vendit.

Po ku janë përfaqësuesit e ambasadave tani? A nuk u vjen turp që pa teklif vërsulen për ti bërë qokën e rradhës Ramës, ndërsa për liritë e të drejtat e një vajze të re dhe bashkëmoshatarëve të saj nuk thonë asnjë fjali. Janë 20 bij nënash që janë mbajtur të arrestur, 20 bij nënash që i vetmi krim që kanë kryer eshtë protesta për një Shqipëri demokratike. Pse nuk u shqetësua Borchardt për ta?

Turp për të gjithë!

Ata që fshihen pas këtij veprimi të policisë të maten mirë, do të përgjigjen një më një përballë qytetarëve dhe drejtësisë.

Si Ana janë të gjithë të rinjtë shqiptarë, a ka Rama mjaftueshëm policë ti shoqërojë të gjithë?

Turp!

Ne nuk trembemi e as tërhiqemi!

Asnjë hap pas!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here