Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Meta uron Ditën e Familjes dhe vlerëson kontributin e besimeve fetare për...

Meta uron Ditën e Familjes dhe vlerëson kontributin e besimeve fetare për forcimin e saj

0
528

Presidenti, Ilir Meta, ka uruar përmes një postimi në facebook Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Kreu i Shtetit thekson se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre.

Meta vlerëson gjithashtu edhe kontributin e besimeve tona fetare për forcimin e familjes.

Meta: Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijojë të promovojë mbajtjen shëndoshë të saj. Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here