Thursday, August 22, 2019

Parulla në shtëpinë e Borchard, lirohet studentja pas marrjes në pyetje

68
0

Është liruar studentja pas marrjes në pyetje në lidhje me parullën e shkruar në murin e banesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt.

Ana Azizaj u shoqërua mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.1 ku është pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Sipas burimeve nga policia për RTV Ora, Azizaj ka pohuar se ka qenë së bashku me një grup të rinjsh në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori por mbishkrimi në mur nuk është bërë prej saj.

Pas marrjes në pyetje, ajo u la e lirë ndërsa në pamjet filmike të siguruara nga policia janë identifikuar edhe personat e tjerë që ishin të pranishëm.

Mbishkrimi “Borchardt turp të të vijë” në mur u shkruajt ditën e protestës, më 11 maj, pas deklaratës së ambasadorit ku dënoi dhunën në tubim e opozitës.

LEAVE A REPLY