Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i kujton partnerëve ndërkombëtarë që kanë nisur të hedhin sytë e kritikave nga kreu i Qeverisë, Edi Rama se ata heshtën pikërisht në kohën kur duhet të bënin të kundërtën.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili risjell për vëmendjen e publikut deklaratat që kryeministri Edi Rama bënte kundër kandidatit të atëhershëm në garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.
Reagimi i Petrit Vasilit
Edi Rama egërsisht kundër Trump.
Ndërkombëtarët që sot flasin atëherë heshtën!!!(VIDEO)
Shikoni videon se si Edi Rama çfarë nuk thoshte për Trump në kohën e zgjedhjeve në Amerikë.
Asnjë nga ndërkombëtarët në Tirane nuk tha hiçgjë në atë kohë!!!
A ishte kërcënim më se i qartë dhe vulgar ky??
Ai ishte kryeministër Edi Rama kur e tha??
A ishte qëndrim i egër armiqësor ndaj z. Trump??
A ishte shkelje e ligjit dhe etikës ndërhyrja në zgjedhjet e Amerikës???
Ndërsa sot, po këta ndërkombëtarë të Tiranës janë shumë të “merakosur” për fjalën e lirë të të rinjve të lirë që protestojnë kundër krimit, drogës dhe diktataturës, dhe kundër kujtdo…. që i krijon alibi qeverisë së diskredituar të Edi Ramës.
Shihni videon dhe gjykoni mbi “paanshmërinë” e tyre.