Homazhet për Klodian Tanushi, Presidenti Meta: Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar…

0
622

Presidenti Ilir Meta: Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.

Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here