Kampioni Christian Demaj pjesë e Këshillit bashkiak të Shkodrës si pjesë e listës së LSI

0
752

Këshilli Bashkiak i Shkodrës zhvillon mbledhjen e rradhës me 20 maj në orën 17.00. Në rendin e ditës të shpërndarë për mediat, mësohet se do të bëhet edhe plotësimi i vendeve vakante pas përfundimit para kohës të mandatit të disa këshilltarëve. Kështu, do të futet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ish- boksieri i mirënjohur Christian Demaj, si pjesë e listës së LSI-së në vitin 2015.

Po ashtu, pjesë e parlamentit të Bashkisë Shkodër, do të bëhet edhe Lush Marku, përfaqësues i Partisë Socialiste. Marku është një figurë e njohur e socialistëve në Shkodër, ndërsa ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në administratë edhe si nëndrejtor ekonomik i Spitalit Rajonal Shkodër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here