Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

0
496

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

44-vjeçari me inicialet H.I., banues në Kurbin, u arrestua nga policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vjedhje.

“Gjykata në Padova/ Itali  ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian” thotë policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here