Kryetarja e LSI-së, Moonika Kryemadhi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” dënoi dhunën e ushtruar në protestën e opoziitës.

Kryemadhi u shpreh se qëllimi i LSI nuk është të pushtojë godinat, por qëllimi është që LSI është të pushtojë zemrat e shqiptarëve.

Kryemadhi: Unë dua të bëj një deklaratë këtu nga studiot e “Zërit të Amerikës”. Sigurisht që dënoj çdo lloj dhune dhe çdo lloj agresioni të kujtdo individi, qoftë ndaj policisë, por edhe të policisë ndaj protestuesve. Qëllimi i LSI nuk është të pushtojë godinat. Nuk janë problem godinat e Shqipërisë, nuk janë problem policët e Shqipërisë, nuk janë problem as punonjësit e administratës. Sot është problem fenomeni, i cili ka kapur shtetin. Qëllimi i LSI është të pushtojë zemrat e shqiptarëve, të rikthejë shqiptarët në Shqipëri dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ajo që është sot një nga problemet kryesore, që kemi ne sot, është që ne duhet të mbyllim njëherë e përgjithmonë tranzicionin. Jemi i vetmi vend që vazhdojmë në tranzicion. Kemi filluar procesin e integrimit europian përpara Kroacisë. Kroacia sot është anëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plotë, ndërsa ne po zvarritemi e po zvarritemi duke shkuar në një rrugë pa fund, dhe pa drejtimin e duhur.

LEAVE A REPLY