Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër ndalim të Policisë së Tiranës për parullën në pallatin ku banon ambasadori i OSBE, në Tiranë. Në një postim në Faceook, Vasili shprehet se studentja e ndaluar është Viosana Kokla.
Dy ditë më parë, policia ndaloi në mesnatë studenten Ana Azizaj për të njëjtën arsye.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Turp. Skandal. Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla për Borchard.
Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia për hesap të Borchard.
Edi Rama shfrytëzon Borchard për tu hakmarrë me Viosanen studenten e arkitekturës që e kryqëzoi kryeministrin.
Turp! Turp!Turp!
Policia nuk ndalon kriminelët dhe të korruptuarit, por me urdhër të Edi Rames do që t’ju mbyllë gojen të rinjve.