Pjese e aktivitetit nderkombetar 100 vjet atletike i zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici” ku atleti shkodran Franko Burraj permiresoi rekordin kombetar ne 200 m, ishte edhe ceremonia e nderimit te figurave me te spikatuta te atletikes shkodrane ne vite. Mes tyre spikat nje emer i madh i atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare, si sportist dhe si trajner, Hysni Bebeziqi.
Hysni Bebeziqi eshte nje sportist me nje karriere shume te pasur sportive ne periudhen e viteve 1950-1965.
10 here kampion kombetar ne disiplinen e kercimeve, se gjati dhe tre hapsh.
Rekordi kombetar i gares se kercimit se gjati eshte mbajtur ne fuqi per disa vite me radhe pa u permiresuar. Krahas karrieres si sportist, Hysni Bebeziqi ka nje karriere shume te pasur edhe si trajner, nga duart e te cilit kane dale shume sportist cilesor. Per kontributin e dhene ne sherbim te sportit shkodran, Hysni Bebeziqi, i cili nga shkodranet njihet dhe si nje nga mjeket stomatologe shume profesional, i dashur dhe komunikues me qytetaret paciente te tij eshte nderuar me shume tituj. Se fundmi, me rastin e 100 vjetorit te klubit Vllaznia, Presidenti i Republikes e nderoi me titullin “Mjeshter i Madh”, nderkohe qe ne aktivitetin e sotem nderkombetar zhvilluar ne stadiumin Loro Borici, Bashkia e Shkodres e nderoi me certifikaten”Mirenjohje”.

LEAVE A REPLY