Friday, April 19, 2024
Home Kronika SHBA, lihet në burg 21-vjeçari shqiptar i akuzuar për terrorizëm

SHBA, lihet në burg 21-vjeçari shqiptar i akuzuar për terrorizëm

0
510

Një gjykatë në Missoula ka lënë në burg shqiptarin Fabjan Alametin, i cili akuzohet se gënjeu agjentët federale rreth planeve të tij për t’ju bashkuar ISIS dhe për të kryer veprime terroriste.

Gjykatësi vendosi që 21-vjeçari të mbetet në paraburgim deri në gjyqin e tij.

Gjykatësi Jeremiah C. Lynch tha se Alameti, shqiptar me nënshtetësi amerikane, përbën një kërcënim tepër të madh për komunitetin po të lejohej të kthehej në banesën e nënës së tij në Bronx.

“Gjithçka që duhet të shoh janë deklaratat që ke bërë. Dhe ata më paralajmërojnë që të mos të liroj,”-tha Lynch.

Ndërsa avokati që përfaqëson të riun shqiptar, John Rhodes tha se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Alameti ka dëmtuar dikë në të kaluarën dhe nuk ka asnjë dosje tjetër penale.

21-vjeçari u arrestua nga agjentët e FBI më 3 prill në një zonë armësh në Bozeman, pasi ishte nën mbikëqyrje që nga viti 2017.

Sipas dokumenteve të akuzës, ai i tha një agjenti federal në janar se po planifikonte të bashkohej me ISIS në Siri.

Gjithashtu përmes një postimi në internet në shkurt tha se donte të bënte një sulm në tokën amerikane.

Mësohet se shqiptari i tha agjentit: “Do të qëndroj mbi ta ndërkohë që i shpoj me vrima.”

Gjykatësi Lynch përmendi këtë deklaratë në vendimin e tij.

Prokurorët gjithashtu akuzuan Alametin se mbante armë zjarri ndërsa përdorte marijuanë.

Por në deklaratën e tij më 6 maj, ai mohoi të dyja akuzat e ngritura ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here