Tuesday, February 18, 2025
Home Kulturë VIDEO/ Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale

VIDEO/ Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale

0
1000

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka mbushur skenën e “Eurovizion 2019” në tel Aviv të Izraelit me zërin e saj dhe me sa duket përkushtimi i saj është shpërblyer duke e kaluar në finalen e Eurosong.

Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Festivalin e 57-të, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv. Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

Ajo këndoi live duke dhuruar emocione anë e mbanë botës. 10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia

Rusia

Azerbajxhan
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
MaltaPerformanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Faqja e Eurovision Song Contest në “Facebook” e cilësoi magjepsës zërin e këngëtares shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here