Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me aplikantët e Lotarisë Amerikane.
Ambasada thekson se të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane, të cilët kanë jetuar jashtë për më shumë se gjashtë muaj, duhet të marrin me patjetër një vërtetim penal nga shteti ku kanë jetuar si pjesë e dokumentave të aplikimit.
Njotimi i plotë i Ambasadës:
Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. #PyetAnen