Në Ditën Kombëtare të Jetimeve, Presidenti Ilir Meta bëri një apel për reagim. Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar dha se duhet të punojmë për integrimin e jetimëve.
Apeli i Presidentit Meta
Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.