BE 650 mln euro fonde për Shqipërinë

0
580

Përgjatë periudhës 2014-2020, Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë 650 mln euro. Fonde këto që janë përdorur kryesisht  në sektorë të ndryshëm si administrata, siguria ushqimore apo mjedisi. Ndërkohë përsa i përket hapjes së negociatave, zv.ministri i Jashtëm shprehet se nga Komisioni Europian po pritet një vlerësim.

650 mln euro janë fondet që Bashkimi Evropian ka dhënë për Shqipërinë në 6 vite. Zv.ministri i Jashtëm Sokol Dedja pas një takimi teknik në lidhje me eficencën e përdorimit të tyre u shpreh se janë shumë sektorë që kanë përfituar.

Sokol Dedja: BE për periudhën 2014-2020 ka alokuar për Shqipërinë shifrën mbresëlënëse 650 milion euro.Fushat prioritare janë sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, demokracia dhe mirëqeverisja, mbrojtja e mjedisit, ndryshimi klimatik, energjia, transporti.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Dedja u shpreh se pritet që vendimi të jetë i bazuar mbi vlerësime konkrete.

Sokol Dedja: Është një vendim që kërkon unanimitetin e të gjithë vendeve anëtare. E rëndësishme për ne është që ky vendim të merret mbi këtë bazë, mbi bazën e vlerësimit objektiv, të pandikuar.

Përfaqësues të BE-së kërkuan nga autoritetet shqiptare që të forcojnë kapacitet në mënyrë që të përfitojnë më shumë fonde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here