Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, në vendin e punës.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari vdiq të martën në mëngjes rreth orës 8:30 ndërsa ishte në punë në Olgiate Olona, në provincën e Varese.
Shqiptari kishte hipur në një skelë, ku po punonte në një banesë, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur kolegët, të cilët telefonuan edhe ambulancën, por pavarësisht ndihmës, shqiptari nuk mundi të mbijetonte.
Ka nisur hetimi për zbardhjen e rastit, ku po hetohet edhe mungesa e kushteve të sigurisë në punë.