Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta nëpërmjet postimit të një fotojë në Facebook, krahas së cilës shkruan: “Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”.