Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj i ftuar në emisionin “Sport Show” në Tv1 Channel ka komentuar ngjitjen e ekipit të Vushtrrisë në Superligën e Kosovës…
Vushtrria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës falë paraqitjeve mbresëlënese që pati këtë sezon.
Trajneri i Vushtrrisë ka thënë se pas përfundimit të këtij sezoni do të ulet të bisedojë me kryesinë për mundësinë e rinovimit të kontratës.
Ai ka thënë se nëse synimet e tij dhe të klubit përputhen atëherë me shumë mundësi do të qëndroj me Vushtrrinë.
Nikaj ka folur edhe për transferimet e mundshme që do të mund t’i ndihmonin atij të shpallet kampion. Ai ka thënë se i nevojiten vetëm tre futbollist që ta fitojë titullin.