Sunday, February 9, 2025
Home Kronika Arrestohet shqiptari në Rodos, vodhi gurë të çmuar dhe monedha të shekullit...

Arrestohet shqiptari në Rodos, vodhi gurë të çmuar dhe monedha të shekullit të III

0
585

Policia greke në Rodos arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Nuk dihet se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here