Bota më e rrezikuar se kurrë që nga Lufta II Botërore…

0
512

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se bota tani është më e rrezikuar se asnjëherë nga shpërthimi i një lufte të re bërthamore. Ata sugjerojnë vendimmarrësit të arrijnë progres që skenat e bombardimit të Hiroshimës dhe Nagasakit të mos përjetohen sërish.

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, botës i kanoset një rrezik real nga përdorimi i armëve bërthamore.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për studimet bërthamore deklarojnë se kjo çështje duhet adresuar urgjentisht.

Borrie: Në mbarë botën ka mjaft zona kritike. Njëra prej tyre është Europa, ku tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë janë rritur shumë. Të dyja palët po zbulojnë teknologji të reja ose po synojnë t’i modernizojnë ato. Të gjithë jemi gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet që vijnë nga Azia Veriore apo ajo Jugore, në vazhdën e krizës së fundit me Korenë e Veriut, apo edhe mes Indisë dhe Pakistanit.

Bisedimet për çarmatimet bërthamore nuk kanë shënuar progres gjatë dy dekadave të fundit, madje në disa raste janë bërë hapa pas, siç është edhe pezullimi i traktatit për përdorimin e raketave me rreze të mesme veprimi midis Rusisë dhe SHBA-së

Ekspertët citojnë si shembull edhe Paktin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2017,

Marrëveshja vijon të kundërshtohet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe shtete të tjera që posedojnë armë bërthamore dhe që vijojnë të pasurojnë arsenalin e tyre atomik.

Deri më tani edhe pse i përkrahur nga mbi 100 vende të botës, ratifikimi i traktatit antibërthamor ka hasur vështirësi ndaj edhe nuk ka mundur të hyjë në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here