Dashamir Shehi në Tv1 Channel: Protesta e së shtunës do të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit…

0
579

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar ne emisionin “Forum” te Tv1 Channel ka komentuar situaten politike ne vend dhe sipas tij protesta e se shtunes do te beje qe ne Shqiperi te mos kete zgjedhje me 30 qershor.

Shehi: Une shpresoj qe presioni politik i shqiptareve diten e shtune ne proteste por edhe me pas, do te beje qe zgjedhjet te mos behen me date 30 qershor, ku te filloje te dominoje nje linje logjike, te hapim rruget  per per tu negociuar temat e medha qe kemi propozuar gjate kesaj periudhe qe jane: nje qeveri kalimtare, shpresojme bashkarisht zgjedhje politike dhe administrative, shpresojme me nje ligj te ri zgjedhor dhe nje klime te re politike.

Ku vota te mos jete ne dore te krimit siç ka ndodhur deri me sot, shpresojme qe nderkohe te kemi mundesi te hapim edhe nje debat te madh politik persa i perket te gjithe sistemit tone politik, duke filluar nga ia kushtetues, menyren se si mund te balancohen pushtet, menyren se si do t’I jepnin nje format te ri edhe parlamentit me dy dhoma, menyren se si do ti zgjedhin shqiptaret perfaqesusesit e vet.

Une gjykoj jo me, me kete ligj. Uroj qe largimi I Rames te hape rrugen per nje debat te madh publik edhe per mundesi per ndryshime reale te sistemit politik shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here