Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Studentët i rikthehen protestave, zjarr dhe tymuese para Ministrisë së Arsimit

Studentët i rikthehen protestave, zjarr dhe tymuese para Ministrisë së Arsimit

0
490

Studentët i janë rikthyer protestave!

Ata janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre.

“Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor”, tha një prej studentëve.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here