Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në Prokurori, Bledar Sinellën pas tërheqjes së kandidaturës për kryetar bashkie në Kavajë.
Kandidati i Partisë Bindja Demokratike dorëzoi në KQZ më 21 maj kërkesën për të mos u bërë pjesë e garës.
Në shkresë ai nënvizoi se nuk ka qenë dakord për kandidaturën, madje duke theksuar se nuk mund t’i shërbejë zgjedhjeve fasadë.
Në garë për forcën politike të Astrit Patozit kanë mbetur 22 kandidatë për kryetarë bashkie.
Tërheqje nga gara janë shënuar dhe në listën e këshilltarëve, ku 21 emra kanë kërkuar në KQZ të çregjistrohen.
Astrit Patozi, në një postim në Facebook, e cilësoi ngjarjen të pashembullt, duke akuzuar të larguarit se janë kapur për fyti nga të dëshpëruarit e sistemit.