Emerohet prefekti i ri i Lezhes. Gjokë Jaku është i zgjedhuri i ri ne krye te Prefektures se Lezhës, pas shkarkimit të prefektit të deritanishem Gjergj Prendi i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.Gjokë Jaku është një nga eksponetet më të rëndësishem të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë fuksionesh publike.
Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe se fundmi ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.
Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave. Ndryshimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.