Wednesday, February 12, 2025
Home Aktualitet Koha për reflektim, Presidenti Meta përsërit apelin për politikën

Koha për reflektim, Presidenti Meta përsërit apelin për politikën

0
543

Presidenti, Ilir Meta, përmendi harmoninë fetare si model që nuk duhet ndjekur vetëm në besim, por edhe në politikë.

Kreu i Shtetit tha se është koha për të lënë mënjanë arrogancën dhe për t`i hapur rrugë dialogut.

Meta: Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancën dhe kokëfortësinë, por ppër zemërgjerësi, përkushtim, përulësi dhe dashuri. Gjatë këtij muaji edhe politika duhet të jetë më reflektuese dhe të ketë më shumë besim, pa harruar që nuk është vetëm besimi ai i që i bën njerëzit më të mirë, por mbi të gjitha janë veprat e mira dhe konkrete. Besimi dhe aktet e mira në shërbim të tjetrit, të komunitetit dhe të kombit, duhet të jenë burim i reflektimit, dialogut, pajtimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe përulësisë.

Këtë mesazh Presidenti e dha gjatë një darke iftari që shtroi për besimtarët myslimane.

Meta tha se gjatë këtij muaj vëmendja duhet të përqëndrohet gjithashtu tek fëmijët dhe të pamundurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here