Javën e kaluar, në qendrën sportive Ardor në Bollate, Itali, një 33-vjeçar shqiptar u arrestua, nën akuzën e vjedhjes së rënduar në tentativë.
Hajduti shqiptar hyri në dhomën e zhveshjeve të futbollistëve dhe u mundua të hapte dollapët e rrobave, por nuk ia doli mbanë.
Në këtë moment policia, që ishte vendosur për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e territorit evidentoi shqiptarin.
Ku ky i fundit kur e kuptoi që ishte pikasur nga policia u mundua të arratisej, por u bllokua menjëherë nga karabinierët.
Njeriu, i akuzuar për vjedhje të rënduar në tentativë, është arrestuar dhe është në pritje të gjykimit.