Thirrja e LSI: Mos bini pre e provokimeve të policisë

0
564

Sekretari i Përgjitshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për RTV Ora u shpreh se forca politike që ai përfaqëson i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve nga ana e policisë.

Gjithashtu Braimllari theksoi se qytetarët nga rrethet janë penguar nga bashkitë përkatëse që të marrin pjesë në protestë duke i shoqëruar në komisarit dhe duke i bërë presion.

Braimllari: Qytetarët janë drejtuar sheshit për të protestuar kundër varfërisë dhe pandëshkueshmërisë së Edi Ramaës. Qytetarët janë të pandalshëm në rrugën dhe misionin e tyre. Protesta do të jetë shumë masive.

Ka pasur shumë probleme nga bashkitë e ndryshme, por edhe nga Tirana, ku qytetarë janë shoqëruar në komisariat për ti bërë presion, por kjo nuk përbën më lajm. Nuk ka presion që të ndalë vrullin e qytetarëve.

Ju them që LSI nuk ka bërë në asnjë protestë thirrje për dhunë, detyra ka qenë të jemi të kujdeshëm, i kemi porositur të mos provokohen nga forcat e policisë dhe të protestojnë paqësisht. Qytetarët janë provokuar nga vetë policia. Ne kemi bërë thirrje që protesta të jetë qendrestare si ajo e 11 majit.

Fronti i bashkuar opozitar është i qartë në kërkesat e tij, një qeveri traznitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here