Vasili: Edi Rama ia kalon edhe Enverit, te Akademia e Shkencave prin partia

0
553

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Vasili ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se zgjodhi në krye të Akademisë së Shkencave një kryetar partie, dhe me këtë veprim ia kaloi edhe Enver Hoxhës.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili, ndër të tjera, shprehet se “Në Akademinë e shkencave edhe Enver Hoxha u druajt që të vinte në krye sekretar partie, apo anëtar të komitetit qëndror apo ndonje ofiqar tjetër partie. Edi Rama ia kaloi”.

Postimi i plotë i Vasilit

Rama ia kalon edhe Enverit, te Akademia e Shkencave prin Partia!!(foto).

Në Akademinë e shkencave edhe Enver Hoxha u druajt që të vinte në krye sekretar partie, apo anëtar te komitetit qëndror apo ndonjë ofiqar tjetër partie.

Edi Rama ia kaloi.

Në krye kemi tani një kryetar partie.

Para ca ditesh nënshkroi edhe marrëveshje politike për 30 qershorin kryetari i Akademisë së Shkencave që është kryetar i Partisë Social Demokrate me Edin.

Kur të fillojë fushata kryetari i Akademisë Shkencave do shkojë në fushatë. Shkenca le të presë.

Fushata me Edin të bën edhe Kryetar akademie.

Kështu edhe Edi ia kalon Enverit.

Bravo Edi.

Të lumtë Edi.

I madh je Edi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here