Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Arba Kokalari, e cila dje fitoi zgjedhjet duke u bërë kështu shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Europain.
Kreu i shtetit thotë mes tjerash se Kokalari i bën të lumtur të gjithë shqiptarët pavarësisht vendeve ku jetojnë.
“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi🇸🇪 por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!🇦🇱🇪🇺”-shkruan Meta.