Një përleshje ka ndodhur mes dy të burgosurve shqiptarë në burgun e Koridhalos.
Mediat greke raportojnë se përplasjet ndodhën në seksionin e tretë ku mbahen të burgosurit shqiptarë dhe kurdë.
Gjithashtu përplasje ndodhën edhe në seksionin e dytë, ku janë të ndaluarit për drogë.
Fillimisht u dyshua për një kryengritje të të burgosurve por policia, e cila ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, tha se bëhet fjalë për konflikt mes të burgosurve.