Friday, April 19, 2024
Home Uncategorized Plagosje në Lezhë, 35-vjeçari qëllohet me armë zjarri në lokal, në kërkim...

Plagosje në Lezhë, 35-vjeçari qëllohet me armë zjarri në lokal, në kërkim autori

0
609

Një 35-vjeçar nga Lezha mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ndërsa i plagosuri është shtetasi Ridvan Koca.

Ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur një person është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë në këmbë 35-vjeçarin dhe më pas është larguar. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Disa të shoqëruar- Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët ishin brenda lokalit në momentin e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit që qëlloi në drejtim të 35-vjeçarit.

Ky i fundit mësohet të ketë thënë para grupit hetimor se nuk ka konflikte dhe se nuk e ka njohur atentatorin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 gëzhoja pistolete si dhe kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera ku ndodhi ngjarja.

Identifikohet autori- Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin P.K, 37 vjeç.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K” thotë policia.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here