Saturday, February 15, 2025
Home Kronika AKU kthen mbrapsht në Morinë 375 kg kafe nga Kosova dhe 21.6...

AKU kthen mbrapsht në Morinë 375 kg kafe nga Kosova dhe 21.6 ton qumësht pluhur nga Serbia

0
550

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy ngarkesa produktesh me kafe dhe qumësht pluhur në pikën e Inspektimit Kufitar Morinë.

Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 375 kg nisur nga Kosova me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar se produktit i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshme për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në praktiken e importit të një ngarkesë me 21600 kg qumësht pluhur nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së në kufi kanë konstatuar se importuesi nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human (nuk ka licencën përkatëse për aktivitetin me Kod II-1B).

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative të bllokimit të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur me urdhëroi kthimin e produktit në vendin e origjinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here