Monday, February 10, 2025
Home Aktualitet Gjinushi: Në shkencë jam si Zidan, s’luaj më futboll jam trajner

Gjinushi: Në shkencë jam si Zidan, s’luaj më futboll jam trajner

0
609

Incidenti mes Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe gazetares Enkelejda Mema është keq interpretuar. Skënder Gjinushi thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.

Gjinushi shprehet se s’do kishte kandiduar nëse nuk do ishte shtyrë pothuajse nga të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave. Zërave që e veçojnë nga shkenca ju përgjigjet se ndihet si Zinedin Zidan që nuk luan më futboll por është trajner.

Në takimin e parë me Edi Ramën në cilësinë e Kreut të Akademisë së Shkencave e ka këshilluar Kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa. Komentet kryetari i ri i Akademisës Shkencave, Skënder Gjinushi i bëri në studion e emisionit “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare” dhe “Balkan Web”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here