PD-LSI: Qeveria fsheh korrupsionin, miliona euro vidhen nga tenderat

0
563

PD dhe LSI duke iu referuar rrjetit investigativ Birn, akuzoi se qeveria për të fshehur korrupsionin ka klasifikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro.

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se Edi Rama dhe agjencitë e tij refuzojnë ti japin përgjigje gazetarëve për tenderat e shpallur sekret shtetëror dhe që cënojnë hapur konkurrencën.

Duma: Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe të paligjshme këtë sjellje skandaloze të agjencive qeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilat fshehin kontratat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor të klientëve të Edi Ramës.

Ndërsa Petrit Vasili i LSI, hodhi akuza ndaj prokurorisë duke theksuar se ajo hesht ndaj krimit financiar të Edi Ramës.

Vasili: Qytetarët paguajnë taksat në mënyrë transparente, po çuditërisht të gjitha kontratat janë sekrete, janë kontrata që fillojnë nga 1 mln në 15 mln euro.

Sipas tij janë miliona euro që vidhen nëpërmjet tenderave, të cilat kryesisht janë për ndërtimin e rrugëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here