Shtrenjtohen blerjet online? Si përjashtoheni nga detyrimi i importit

0
537

Të gjithë ata qytetarë që do të bëjnë një blerje online mbi 22 euro do të duhet të përfshijnë në kosto edhe taksën e transportit, e cila po ashtu do të tatohet. Një vendim i zbardhur nga Drejtoria e Doganave dhe që ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill, sqaron se për çdo produkt do të paguhet 20% e vlerës së mallit taksë dhe 2.4% taksë doganore ose 22.4 % e vlerës.

Nëse do të porosisni një produkt online atëherë do të paguani më shumë taksë.

Një vendim i fundit i Drejtorisë së Doganave saktëson se tarifën që llogaritet do të përfshihet edhe vlera e transportit të mallit.

Në këtë mënyrë nëse fatura e blerjes shkon 22 euro, për të llogaritur 20 përqindëshin e TVSH dhe taksën doganore 2.4 % do të shtohet në llogari dhe shiping.

Nëse nuk doni që të paguani taksë atëherë do të duhet të bleni produkte që janë nën 22 euro një limit ky që u vendos në 2016 si një alternativë për të shtuar shitjet në vend.

Ulja e pragut të tatimit nga 150 ne 22 euro për blerjen online nuk u mirëprit nga qytetarët.

Ndërsa të dhënat tregojnë se që pas uljes së kufirit të taksueshëm blerjet online kanë pësuar një ulje të ndjeshme.

Të kënaqur nga vendimi i qeverisë janë tregtarët. Ata argumentojnë se vendimi i qeverisë vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimit të mallrave brenda vendit.

Shqipëria është një ndër vendet më nivelin më të ulët të blerjeve online në botë dhe një nga pengesat në këtë drejtim është edhe niveli i taksimit të mallrave që është më i larti në rajon dhe në Bashkimin Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here