Pasi ekipi i Vllaznise ne handball fitoj titullin kampion duke sjelle ne Shkoder kupen pas 13 vitesh, kapiteni i ketij ekipi Ardit Qiellza i ftuar ne emisionin “Sport Show” te Tv1 Channel ka deklaruar se kjo ishte kupa e fundit per te, pasi Qiellza ka vendosur te mbylle karrieren pas 20 vitesh.

Qiellza: Po me behen rreth 20 vite qe un luaj handball, qe ne moshen 13 vjeçare, ne shkollen “10 Korriku”. Aty une hodha hapat e pare per kete sport, e nisa si pjese e shkolles duke mos u ndalur pasionin per kete sport deri sot.

Pas 20 viteve me sacrifice, munde, djerse dhe pasion un ia arrita sot qellimit dhe kjo ishte menyra me e mire per t’ia leshuar brezit te ri.

Profesori nuk e ka patur me qejf qe un te terhiqem nga handballi si dhe te vazhdoj te jem pjese e ekipit, por un e shoh qe impenjimet e tjera familjare dhe te jetes se perditshme bejne qe un te marr kete vendim, por un do te jem serish prane hanballit.

LEAVE A REPLY